Report TV - Trukimet, Korça protestë kundër UEFA-s: Mos na vrisni ëndrrën

Report TV 2018-05-11

Views 0

KORÇE-Qytetarët janë ngritur në protestë kundër pretencës së komisionit të UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut me 10 vite dhe gjobën 1 milion euro me akuzën se ka trukuar mbi 50 ndeshje në Shqipëri dhe në Europë.

Të mbledhur në një tubim paqësor ata i kanë bërë thirrje UEFA-s që të mos dënojë ekipin e Skënderbeut, pasi nuk ka fiksuar ndeshjet dhe se nuk mund të penalizohet një qytet i tërë.

Qytetarët korçarë mbanin në duar pankarta ?Skënderbe, je ëndrra jonë?, ?Mos na vrisni ëndrrën? dhe shumë të tjera. Ndërkohë që po sot ata kanë nisur firmosjen e një peticioni që do i drejtohet UEFA-s për të mos penalizuar ekipin pas raporteve, ndërsa kanë mohuar lidhjet me kërcënimet ndaj inspektorëve.

Share This Video


Download

  
Report form