Report Tv - Fieri në protestë kundër qeverisë Rama, bllokojnë rrugën tek Prefektura

Report TV 2019-03-02

Views 0

Banorë të qytetit të Fierit dhe simpatizantë të Partisë Demokratike këtë të shtunë janë ngritur në një protestë kundër qeverisë Rama. Qytetarët u mblodhën para Prefekturës së qytetit, ku bllokuan edhe rrugën. "Rama ik", ishte thirrja e vetme e tyre. Protesta vjen pas thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha për të zhvilluar tubime në të gjithë qytetet e Shqipërisë, për të kulmuar me një protestë kombëtare në Tiranë, më 16 mars.

Qëllimi i opozitës është krijimi i një qeverie tranzitore, zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqja e Kryeministrit Rama, kërkesa të refuzuara nga qeveria, por të rrëzuara edhe nga ndërkombëtarët.

Share This Video


Download

  
Report form