Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e dëborës u rikthyen mbrëmjen e së hënës në zonat malore kryesisht në verilindje të vendit. Rrugët kombëtare janë të kalueshme për momentin, por policia kërkon kujdes pasi temperaturat e ulta mund të krijojnë ngrica. Disa fshatra malorë në Dibër mbeten të izoluar prej ditësh tashmë, por lajmi i mirë është se nuk raportohen emergjenca.
Mbrëmja e të hënës riktheu reshjet e dëborës dhe bashkë me të edhe problemematikat në zonat malore.
Në Kukës, reshjet intensive u shoqëruan me ulje temperaturash dhe mjegull në rrugë, duke krijuar situata të vështira në disa akse, por fatmirësisht pa pasoja.
Këtë të martë, të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, pasi në të gjithë qarkun e Kukësit janë në punë 27 mjete borëpastruese dhe 68 punëtore.
Në Rrugën e Kombit pranë Tunelit të Kalimashit, trashësia e dëborës arrin në 25 cm. Probleme nuk raportohe as në akset rurale, por policia rrugore udhëzon drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të jenë të pajisur me zinxhirë.
I gjithë qarku është i furnizuar me energji elektrike ndërkohë që nuk është raportuar për emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bora-ne-kukes-ja-si-paraqitet-situata-e-rrugeve