Sot është zhvilluar seanca dëgjimore e komisionit të medias mbi edukimin. Milva Konomi, që në krye të herës, ka kërkuar që në komision të vendoset një kod etike.
Deputetja demokrate, Albana Vokshi u është drejtuar deputetëve të Partisë Socialiste duke u thënë të mos bojkotojnë.
E pranishme në komision ishte e Ministrja e Arsimit Nikolla, e cila i është drejtuar Voshkit duke i thënë që ?Sa herë hapni gojën, bëni diferencën e qytetarisë?
Vokshi ka reaguar duke i shtruar një pyetje në lidhje me shkeljen e ligjit për aktet nënligjore të arsimit, ndrërsa Ministrja i është përgjigjur se Vokshi po e drejton komisionin në mënyrën më të shëmtuar.
Është ndezur një depat midis Vokshit dhe Nikollës, duke përfunduar në dialogun:
Vokshi: S?do të më tregosh ti se si drejtohet komisioni
Nikolla: Mos ju shmangni përgjegjësive që ju takojnë!