Report TV - Beqiri: Opozita po merret me Kryeministrin e jo me qytetarët

Report TV 2018-05-11

Views 0

Pasi anëtarët e mazhorancës janë larguar nga mbledhja e komisionit të Medias dhe Informimit Publik, në një prononcim për Mediat deputeti socialist Ismet Beqiri u shpreh se opozitës i intereson të merret me Kryeministrin dhe jo me çështjet kulturore, duke e kthyer kështu komisionin në një mjet për të bërë politikë.
?Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik lidhur me punën që ka bërë deri tani dhe mënyrën si zhvillon diskutimet nuk është në nivelin e një komisioni kulture dhe edukimi. Dhe më vjen keq që opozitës nuk i shqetëson më shumë problematikat që kanë qytetarët po i shqetëson të merren vetëm me kryeministrin dhe me atë e kanë sigurisht, me ministrat dhe duan të bëjnë politikë, ta kthejnë mbledhjen e komisionit në një mjet për të bërë politikë të partive politike?, deklaroi Beqiraj.

Share This Video


Download

  
Report form