Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të arrestuar me urdhër të prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës së Gjinarit dhe asaj Tiranë-Elbasan.
Në seancën gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi 'arrestin me burg' të vendosur Gjykata e Elbasanit, vendim që është apeluar nga mbrojtja në Gjykatën e Apelit në Durrës.
"Arrest me burg" Apeli i Durrësit vendosi edhe Rexhep Tarban (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit),
ndërkohë për Agron Hysën, Kujtim Hysën dhe Rezarta Bokçiun u vendos detyrim paraqitje.
Gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga prokuroria.
Në këtë çështje akuzohen gjithsej 11 persona për të cilët prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë në gjykatë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dy-ish-drejtoret-e-rrugeve-kerkojne-ndryshimin-e-mases-arrest-me-burg