Pavarësisht se grupi hetimor ka pamjet filmike të dy autorëve të vrasjes së Memli Begallës ata ende nuk janë identifikuar.
Në disa pamje filmike të siguruara nga Tv Klan, atentatorët shihet që mbajnë këpuca në kokë dhe fytyrë të mbuluar. Duket se janë në dijeni të prezencës së kamerave të sigurisë, ndaj nuk e ngrënë asnjëherë kokën.
Hetuesit thonë se ata duket se e njohin mjaft mirë zonën dhe e kanë survejuar për disa ditë.
Në pamjet filmike të transmetuara nga Tv Klan, ata duken vetëm disa hapa pas objektivit, në tunelin e pallatit në rrugën ?Nikolla Tupe?.
Pasi futen në sheshin e pallateve e qëllojnë me një plumb në kokë me një pistoletë me silenciator.
Pas kësaj largohen përsëri nga e njëjta rrugë, por me pak nxitim. Qytetarët të cilët kanë qenë duke lëvizur në zonën nuk kanë vërejtur asgjë të dyshimte, pasi dy autorët nuk kanë bërë zhurme dhe viktima nuk ka patur mundësi për të reaguar.
Nga mënyra se si është kryer krimi, hetuesit dyshojnë se autorët janë vrasës me pagesë. Pista kryesore që po heton policia për këtë ngjarje të rëndë është ajo e borxheve që ka pasur biznesmeni 64 vjeçar. Personat që u kishte borxhe blutë do t?i ripyesin përsëri për të marrë deklarime më të plota. Gjithashtu do të ripyeten djemtë e Memli Begallës për të sqarime mbi konfliktet që kishte babai i tyre.