Report TV - Vrasja e Artan Cukut,publikohet video me pamjet e autorit

Report TV 2017-07-05

Views 1

TIRANE-Vetëm 6 ditë pas vrasjes së ish- zyrtari të Policisë Artan Cuku janë publikuar pamjet e autorit. Siç mund ta shikoni në video, autori është i veshur me tuta sportive, xhup blu, me dorashka dhe me një kapele në kokë.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë së pallatit ku duket mjaft qartë autori i cili largohet me një vrap të lehtë nga vendi i ngjarjes.

E njihni? Ja ku të telefononi, shpërblimi 3 mln lekë
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të identifikojnë autorin e vrasjes së Cukut. Ajo ka vënë në dispozicion numrin e celularit 0694110299 ku mund të kontaktojë çdo qytetar i cili ka parë autorin.

Më herët ajo ka ofruar një shpërblim prej 3 mln lekësh për çdo person i cili do të jap informacione të vlefshme mbi vrasjen e ish-kreut të Policisë.

Share This Video


Download

  
Report form