Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dietologia Blerina Bombaj ka folur për menunë e re që ka hartuar për kopshtet e cerdhet në studion e Ora Neës me Ilva Tare.
Ajo ka treguar se kjo nismë u bazua në të ardhmen e të rinjve, për t'i siguruar atyre një jetë të shëndetshme, larg sëmundjeve kronike.
Pjesë nga biseda
Ilva Tare: Çfarë ka ndryshuar në dietën e fëmijëve dhe përse e ke bërë këtë revolucion? Pse e ke sugjeruar dhe ku mendon të arrish?
Blerina Bombaj: Mendoj që në gjithë këto vite eksperiencë, jam përballur mjaftueshëm me gjithë problematikat e popullatës, nga të vegjlit deri tek të rriturit. Ajo që kemi bindje unë dhe gjithë komuniteti shkencor është që ndërhyrja më efektive bëhet si parandalim dhe ky parandalim mund të kryhet me rezultate pozitive vetëm në moshën e fëmijëve, të cilët janë ata që mund të formohen më mirë, mund të përpunohen më shumë dhe aty mund të ndërhyjmë me shumë më tepër efikasitet.
Kjo ka qenë arsyeja për të cilën e kemi marrë bashkë me drejtuesit e kopshteve dhe çerdheve, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, një nismë e cila u mor me shumë përkushtim për një të mirë të madhe e cila mund ti bëhet shoqërisë sonë, brezit të ri në mënyrë që në të ardhmen të mos vuajnë nga sëmundjet kronike që po shohim sot nëpër spitale. Sëmundjet më mirë të parandalohen sesa të trajtohen sepse trajtimi është shumë i vështirë.
Ilva Tare: Si ka reaguar komuniteti, si edukatorët në arsim por edhe prindërit ndaj kësaj menuje të re? A janë kushtet në çerdhe e shkolla për të gatuar?
Blerina Bombaj: Gatimet janë shumë të thjeshta, ushqimet janë shumë të zakonshme. Nuk ka asnjë ushqim të jashtëzakonshëm përvec se tërshërës që është ushqim i ri, i cili është vendosur sepse është një ndër ushqimet më të shëndetshme që mund të marrë një fëmijë i vogël, i plotëson nevojat maksimalisht në proteina, në fibra për të cilat kanë nevojë dhe duke i rregulluar e stabilizuar aparatin tretës, duke i dhënë një ushqim të mrekullueshëm për florën bakteriale e cila përgjigjet për një pjesë të mirë të imunitetit të fëmijëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dietologia-blerina-bombaj-tregon-ora-news-si-u-hartua-menuja-cerdhet