Ora News - Kumbaro tregon pengun si Ministre dhe një koment për akuzat e Tavos

Ora News Emisione 2017-07-07

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përmbyllje të mandatit të parë si Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro ka rrëfyer në Ora News pengun e këtij katërvjeçari.
Kumbaro: Kam një peng, pengu ka të bëjë me vitin e parë të punës. Ka qenë një vit kohe i harxhuar dhe me shumë humbje energjish për të rikuperuar gropën e madhe që gjetëm në daç ligjore apo financiare, gropë programi, mungesë vizioni. Sikur të mos e kishim gjetur do të kishim bërë shumë më tepër. Vërtet kemi bërë shumë, por mbetet ende shumë për tu bërë. Besoj se kemi një bilanc shumë pozitiv dhe japim garancitë që mandatin e dytë jo vetëm të plotësohen kantierët që janë hapur por shumë kantiere të tjera janë në program.
Duke komentuar marrëveshjen Rama-Basha, Kumbaro shpreson në implementimin me sukses të saj.
Kumbaro: Është një marrëveshje shumë e qartë dhe transparente politike e bërë midis dy kryetarëve të dy partive më të mëdha në Shqipëri. Ftesa nga PD dhe Edi Rama është bërë në muaj të tërë, ka qenë këmbana që ka trokitur rregullisht në derën e hapur prej letre të çadrës dhe që fatmirësisht u mbërrit të bëhej realitet.Ne besojmë që kemi bërë një marrëveshje dhe kështu jemi nisur, një marrëveshje për dialog që në fakt është një dialog demokracie institucionale. E kemi nisur për ta pasur afatgjatë, por mbetet për tu parë. Gjithësesi termi ose ideja e asaj që quhet bashkëjetëse politike kërkon një lloj maturie të tillë që nuk besoj ende se e kemi në Shqipëri, modele siç mund ti ketë Gjermania ose Franca.
Për zgjedhjet e 25 qershorit, Kumbaro kandidon për deputete në Gjirokastër.
Në studion e Ora News, komentoi dhe akuzat e deputetit të LSI, Vangjel Tavo, se nuk bëhet fushatë me deklarata.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kumbaro-tregon-pengun-si-ministre-dhe-nje-koment-per-akuzat-e-tavos/

Share This Video


Download

  
Report form