Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për më shumë se 5 orë, me dyer të mbyllura dhe pa transparencë për publikun dhe median, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka zhvilluar mbledhjen e këshillit drejtuese për të diskutuar mbi një vendim që favorizon një nga kompanitë celulare në treg.
Në fund të mbledhjes u deklarua se vendimi është shtyrë për të nisur konsultimin publik me palët e interesuara.
Në deklaratën për mediat, AKEP thotë se sot Këshilli Drejtues i AKEP ka diskutuar lidhur me Analizën e Tregjeve celulare dhe masat rregullatore përkatëse dhe do të rimblidhet javës që vjen për ta vazhduar këtë diskutim në një kontekst gjithnjë e më të plotësuar. Njëkohësisht sot Këshilli Drejtues i AKEP ka vendosur të hapë konsultimin publik për brezat e dividentit dixhital të cilat bëhen të disponueshëm për investitorët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/akep-diskuton-me-dyer-te-mbyllura-vendimin-korruptiv-qe-favorizon-albtelekom