Lulzim Basha dhe Eduart Selami, dy kandidatët për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 22 korrikut, për herë të tretë mes tyre janë përballur drejtpërdrejtë në Shkodër.
Përballja ka qenë me dyer të mbyllura dhe mes dy kandidatëve ka pasur edhe një debat.
Selami e ka akuzuar kundërshtarin e tij se i ka përjashtuar njerëzit që e kanë kundërshtuar atë, dhe se nuk ka respektuar statutin.
Ndërsa Lulzim Basha tha se gara mes tij dhe Selamit është e pabarabartë sepse ai ka katër vite që lufton për PD-në, ndërsa u shpreh se ka të tjerë që kanë luftuar 4 vjet për 22 korrikun.
Ai tha gjithashtu se nuk është e vërtetë se ka thënë se me qeverinë teknike nuk do kontestoj zgjedhjet