Ora News - Përçahet LSI, 5 deputetë votojnë pro në parim ligjin e bursës së energjisë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për bursën e energjisë gjatë votimit në parim përçau grupin parlamentar të LSI-së. Deputetët, Haxhinasto, Panariti, Rrokaj, Naço dhe Tusha votuan pro ligjit në parim, por në votimin në tërësi ato ju bashkuan grupit me votë kundër. Ndërkohë Kuvendi me 86 vota pro dhe një abstenim, miratoi dhe vendimin për miratimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit të Vettingut në Policinë e Shtetit.

Votimi në parim i burses se energjise duket se ka përçarë grupin parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Deputetët, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Shezai Rrokaj, Nasip Naço dhe Viktor Tusha, kanë votuar pro në parim të draftit duke siguruar 79 vota.

Por në përfundim gjatë votimit në tërësi të ligjit, 5 deputetët iu binden vendimit te grupit duke votuar kundër.

Në një reagim zyrtar LSI u kujdes të sqaronte se gjatë votimit të ligjit ne teresi i cili ka edhe me shume rendesi, te gjithe deputetët e LSI kane votuar kunder ose abstenim.

LSI sqaron se në parim është pro ligjit, por nuk bien dakord për menyrën sesi është hartuar dhe për përmbajtjen që ka. I njejti qëndrim u mbajt dhe në parlament gjatë diskutimeve.

Haxhinasto: Grupi parlamentar i LSI do ta miratojë këtë ligj në parim duke i dhënë përftimin e dyshimit dhe duke dhënë kontributin e vet konstruktiv për ti hapur rrugën vazhdimit të reformës për ekonominë dhe konsumatorin shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/percahet-lsi-5-deputete-votojne-pro-ne-parim-ligjin-e-burses-se-energjise

Share This Video


Download

  
Report form