Inceneratorët, përplasje në kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita akuzoi qeverine per afere korruptive me inceneratoret. Sipas deputetes Jorida Tabaku kompania ka marre koncensionin pa pasur asnje paisje e ka futur miliona euro ne xhep. Por ministri i energjise Damian Gjiknuri i hodhi poshte te gjitha pretendimit e tha se impiantet do te jene sipas standarteve te bashkimit europian.

Demokratet kane thirrur ne interpelance ministrin e energjise damian gjiknuri me akuzen se ndërtimi i 3 inceneratorëve në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë është skema mafioze për t?i dhënë 178 milionë euro një personi të vetëm, të lidhur me qeverinë. Jorida tabaku I ka ilustruar akuzat per korrupsionin me 9 vendimet qe qeveria ka marre Brenda nje dite te vetme per inceneratorin e elbasanit. Por ministri I energjise damin gjiknuri ka sqaruar se situate ne kete qytet ishte emergjente dhe ligji parashikon pershpjetim te procedurave
1- Me 16 Dhjetor 2014 kompania Albtek Energy u shpall fituese
4- Dërgohet drafti për mendim në ministritë e tjera brenda datës 16 dhjetor.
7- Negociohet kontrata mes palëve brenda datës 16 dhjetor me 40 faqe.
8- Firmoset kontrata mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë fituese brenda datës 16 dhjetor.
9- Miratohet financimi i kontratës së lidhur me firmën në fjalë, pra Klodian Zotos, në mbledhjen e qeverisë në 17 dhjetor 2014, pra te nesërmen!
Eficencë të tillë qeveritare nuk kemi parë kurrë.
Qyteti i Elbasanit ishte bërë realisht një krematorium ku digjeshin plehra dhe përpos metalurgjikut shtohej edhe problem i plehrave, intoksimi i gjithë qytetit, pra një emergjencë. Çfarë zgjodhëm? U zgjodh me procedurë të përshpejtuar, një procedurë që e parashikon ligji. Pyetja e parë duhet ti shtroni vetes, a e parashikon ligji lidhjen e kontratës pa publikim paraprak në një situatë emergjente? Ligji e parashikon. Po qeveria prandaj është sovrane, qeveria vlerëson, ajo që është bërë është gjithçka e ligjshme.
Vetëm dy ditë më parë më kanë sjellë një dosje e cila në qoftë se ajo është dosja e plotë e të gjithë koncesioneve për 178 milionë euro që qeveria shqiptare i ka dhënë një kompanie të vetme atëherë nuk di çfarë të them, vetëm shprehjen e z.Alibeaj: Burgu 313 është gati, megjithëse thonë se edhe burgjet do t?i jepni me koncension.
I lutem këtij Kuvendi, i bëj thirrje të ngrini një komision parlamentar, të shkoni ta shikoni në vend, le ti nënshtrohet më pas prap debatit. Por një komision parlamentar ta shikojë në vend si funksionon ky impiant, merrni edhe ekspertë ndërkombëtar dhe shikoni a është ky
Gjiknuri ka sqaruar se inceneratori I tiranes do te ndertohet nga nje kompani e huaj, por sipas tabakut edhe inceneratori I tiranes do te ndertohet nga e njejta firme.
Këtu ka një kompani të huaj, dhe nuk është e vërtetë që është e njëjta kompani, është një kompani e huaj, e regjistruar në Holandë me një nga emrat e mëdhenj
Paul Ëurth, që është një kompani gjermane ...

Share This Video


Download

  
Report form