Qendra shendetësore në fshatin Brataj të Selenicës është kthyer edhe banesë për një familje. Kjo qendër është në shërbim të 10 mijë banorëve, ndërsa në të sherbejnë 5 infermiere.
Godina është rikonstruktuar ristazi, por sherbimi shëndetësor në të është i cunguar, pasi pjesë e saj herë pas here bëhen edhe familjarët të cilët jetojnë në të.
Janë banorët e zonës ata të cilët e denoncojnë këtë fakt. Ata i janë ankuar prefektit të qarkut Vlorë se po hasin vështirësi në marrjen e sherbimeve shëndetësore.
Faktin që një familje jeton në këtë qendër shëndetësore e pranon edhe drejtoresha, e cila shprehet se miratimin për banim e ka miraturar këshilli bashkiak i Selenicës. Por një gjë e till i është dukur e çuditshme prefektit Mamaj.