Zbardhet dinamika e atentatit ndaj biznesmenit

RTV KLAN 2018-05-11

Views 3

Tre persona u shoqëruan në polici për të dhënë shpjegime mbi atentatin e një nate më parë ndaj biznesmenit Memli Begalla, por më pas u lanë të lirë. Kjo pas dyshimeve se 64-vjeçari nga Tepelena mund te ishte ekzekutuar për çështje borxhesh.

Begalla u qëllua mbrëmjen e së mërkurës poshtë pallatit ku banonte nga persona ende të paidentifikuar.

Nga dëshmitë e familjarëve u mësua se biznesmeni zbriti orës 08:30 të mbrëmjes nga banesa që ndodhet në katin e tretë të këtij pallati ne zonen e ish-bllokut. Më pasi ai iu drejtua autoveturës tip "Renault" që kishte të parkuar në oborr, por në këtë moment u qëllua nga dy persona që i kishin zënë pritë.

Hetuesit morën pamjet e disa kamerave të sigurisë së zonës, me shpresën se mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit si dhe dëshmitë e dy djemve të tij. Nga banorë të zonës njihej si person pa probleme.

Dëshmitari: "Nuk e dija që kishte probleme. E pashë, nuk dëgjova të shtëna".

Policia po heton nëse Begalla ka pasur probeleme me ligjin apo konflikte në Zvicër, ku kishte qëndruar disa kohë. Madje në këtë periudhë, ai mësohet se kishte ndërruar edhe emrin nga Afrim në Memli Begalla.

Share This Video


Download

  
Report form