Report TV - Asqeriu-Kumbaros:Tunduni teatri nëpër rrethe ka vdekur

Report TV 2018-05-11

Views 0

Debati për ligjin për artin dhe godinën e Teatrit Kombëtar është zhvendosur në Ministrinë e Kulturës, ku një përfaqësi e aktorëve ka shkuar të takojë ministren Kumbaro. Pas debateve të shumta mes mimnistres dhe aktorëve, këta të fundit i kanë dorëzuar Kumbaros propozimet e tyre për ndryshimin e projektligjit për artin dhe kulturën.

Gjatë debatit, ministrja Kumbaro është shprehur se projektligji për artin dhe kulturën është hedhur në ëeb për të nxitur debat dhe sugjerime, të cilat kanë filluar të vijnë nga bashkitë.

Mirela Kumbaro është ndërprerë nga Bujar Asqeriu, i cili ka kërkuar me ngulm që aktorët të flasin, "flasim me radhë, të dëgjohemi dhe ne".

Kumbaro ka theksuar se janë dy nisma të cilat do të nxisin cilësinë e artit, ?1 decentalizimi i cilësisë artistike dhe tenderimi, i cili duhet hequr pasi ka burokraci që pengojnë. Gjithashtu shtohen dy ambiente të reja ku do të qarkullojnë aktorët?.

Share This Video


Download

  
Report form