Shqiponja i ka shoqëruar shqiptarët në rrjedhën e historisë si simboli i forcës dhe krenarisë, por që dita-ditës ky shpend i rrallë rrezikon të na mbetet vetëm në flamur.
Sa serioze është kjo situatë, mund ta kuptojmë fare mirë në pyjet madhështore të Qafështamës që dikur ishin foleja e madhe e shumë shkabave, e sot është ulur drastikisht numri i tyre.
Specialistët e mjedisit japin alarmin dhe bëjnë thirrje të merren masa, që edhe për brezat e ardhshëm ky shpend të mos jetë legjendë.
?Nga 1997 deri më sot nuk kemi konstatuar asnjë shfaqje të shqiponjës së madhe në rrethin e Krujës. Faktorët kryesorë janë njerëzit dhe prishja e ekosistemit për këtë shpend?, shprehet Neim Herri nga ADZM, Krujë.