Ora News - Prodhimi i energjisë, më i larti që prej 2010

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet intensive të rëna në Kaskadën e Drinit kanë rritur ndjeshëm prodhimin e energjisë elektrike në vend. Të dhënat e Koorporatës Elektroenergjetike tregojnë se sasia e energjisë së prodhuar është më e larta në 8 vite. Ndërkohë që gjysma e prodhimit eksportohet duke i siguruar KESH-it një gjendje të mirë financiare.

Tirane- Prodhimi i energjisë elektrike ka arritur rekord historik në 8 vite. Reshjet intensive të rëna ditët e fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin në kaskadën e Drinit duke ndikuar direkt në rritjen e prodhimit të energjisë.

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare bën me dije se prodhimi ditor i energjisë ka arritur në 28,8milion kwh duke tejkaluar rekordin ekzistues të prodhimit ditor më të lartë të realizuar në 30 Dhjetor 2010 në sasinë 27,7 milion kwh bën me dije Ora News.

Për të mos shpenzuar prurjet e shumta të tre hidrocentralet në kaskadë po punojnë me të gjitha kapacitetet.

Ndërkohë procesi i shkarkimeve të kontrolluara është ndalur dje në ora 10:00 dhe aktualisht HEC-et po operohen në kuotat optimale të shfrytëzimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prodhimi-i-energjise-me-i-larti-qe-prej-2010

Share This Video


Download

  
Report form