Ora News - BE sjell konsensusin, negociatat bëjnë bashkë mazhorancë-opozitë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Europa ja ka dalë të bëjë bashkë mazhorancën dhe opozitën duke miratuar me konsensus rezolutën e Komitetit të Stabilizim Asocimit që i dorëzohet Parlamentit Europian. Mazhoranca pranoi plot 9 amendamente të opozitës për shqetësimet kryesore që nga marrja e masave për shitblerjen e votës deri tek hetimi i politikanëve të lartë si njërëzit e zakonshëm, pa mbrojtje nga parlamenti. Drejtuesja e delegacionit europian në Komitetin e Stabilizim Asocoimit, Monica Macovei, u kërkoi politikanëve në Tiranë që të lënë menjanë sherret dhe të dialogojnë, në të mirë të vendit.

Pak muaj para vendimit për çeljen ose jo të negociatave, mazhoranca dhe opozita gjetën konsensus duke miratuar në unanim rezolutën e Komitetit ndërparlamentar të stabilizim asocimit Shqipëri-BE.

Votimi u zhvillua me dyer të mbyllura, por pas mbledhjes kjo u konfirmua nga socialisti Taulant Balla dhe demokrati Genc Pollo.

Balla: Lajmi kryesor për ju sigurisht është fakti që të gjithë u bëmë bashkë, eurodeputetë dhe deputetë shqiptarë për tu kërkuar vendeve anëtare përmes Këshillit dhe Komisionit në rradhë të parë që të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, përcaktimin e një date për fillimin e negociatave.

Pollo: Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë edhe pse qeveria mund të vazhdojë me refrenin e saj se fajtore është opozita për gjithçka, përfshirë edhe integrimin europian. Janë faktet që flasin më shumë se deklaratat.

Kjo ishtë mbledhja e 12 e Komitetit të Stabilizm Asocimit, ndërsa në 5 vite mazhoranca dhe opozita kanë gjetur vetëm 3 herë konsensus për nje rezolutë të përbashkët.

Monica Macovei, e cila drejtoi delegacionin e parlamentarëve europianë, u kërkoi politikanëve në Tiranë që të lënë menjanë sherret dhe të dialogojnë, në të mirë të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/takimi-i-be-se-pozita-dhe-opozita-behen-bashke

Share This Video


Download

  
Report form