Pavarësisht kërkesës dhe këmbënguljes së artistëve, agjenda e Ministres së Kulturës nuk ndryshon. Mirela Kumbaro do t'i presë në institucionin që ajo drejton pasditen e së mërkurës në një takim të hapur për mediat.
Deri tani sipas Ministrisë së Kulturës pjesëmarrja është konfirmuar nga një grup artistësh që dje nuk pranonin asnjë vend-takim tjetër përveç se Teatri Kombëtar, institucioni për të cilin artistët zhvilluan tre protesta.
Hamendsimeve nga disa prej aktorëve dhe regjisorëve se në truallin ku ndodhet sot Teatri Kombëtar do të ndërtohet një kullë, ministrja e Kulturës u dhe këtë përgjigje.
Takimi i së mërkurës u pri nga një takim i një përfaqësie të Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit me Avokatin e Popullit. Ky i fundit u angazhua që dialogu mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës për Teatrin Kombëtar dhe projektligjin për artin dhe kulturën të ndiqet nga një përfaqësues i tij.