Veliaj: Shlyeni detyrimet për ujin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës nënshkroi ketë të martë një marrëveshje me Ujësjellës-Kanalizimet për të rritur cilësinë e shërbimet ndaj qytetarëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se kjo marrëveshje do të sjellë më shumë investime ne ketë sektor.?Jam shumë i lumtur që jemi bashkia e parë që firmosim një marrëveshje të tillë. Pas suksesit të stabilizimit të situatës energjetike në vend dhe të llogarive financiare të sistemit, po bashkojmë forcat për një sfidë tjetër, atë për rehabilitimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve. Sigurisht, qytetarët duan shërbim, po sigurisht që shërbimi vjen përmes një malli i cili kërkon duhet paguar. Kemi filluar me bizneset e mëdha, që ndonjëherë janë edhe abuzuesit më të mëdhenj, duke qenë se kanë edhe më shumë të ardhura, e më pas do të kalojmë në nivelin familjar?.
Ministri i Infrastrukturës e energjisë, Damian Gjiknuri u beri thirrje edhe bashkive të tjera të marrin masa që reforma e ujit të jete e suksesshme.?Bashkitë janë pjesë integrale e kësaj reforme. Nuk mund të ketë sukses nëse vetë kryetarët e bashkive dhe ndërmarrjet mos ta marrin seriozisht këtë gjë. Uji, sa pasuri lokale, është edhe pasuri kombëtare. Është një pasuri e cila i kushton buxhetit të shtetit. Vetëm me nismën dhe vullnetin e plotë të të gjitha bashkive të Shqipërisë ky aksion do të ketë sukses.?Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do të shfrytëzojë maksimalisht afatin e mbetur deri më 28 shkurt, që të gjithë qytetarët të formalizojne lidhjet e paligjshme dhe të kryerjen pagesat e prapambetura të ujit të pijshëm.

Share This Video


Download

  
Report form