http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse paralajmërimet për kontratat dhe pagesat e prapambetura të ujit kanë qenë të vazhdueshme, shumë konsumatorë kanë neglizhuar.
Qeveria synon të nxisë lidhjen e kontratave dhe shlyerjen e faturave përmes skemave lehtësuese. Ministri Gjiknuri u ka kërkuar bashkive për të mos rënduar debitorët.
?Dua t?u bëj thirrje edhe bashkive që të miratojnë skema lehtësuese për borxhlinjtë e vjetër apo njerëzit që kanë akumuluar borxhe për shkak të mungesës së interesit apo fatkeqësisht edhe punës jo të mirë të ujësjellësve dhe bashkive përkatëse. Çfarë do të thotë? Skema lehtësuese njësoj siç bëmë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për ti shtrirë borxhet e vjetra në vite, për ti dhënë mundësinë qytetarëve të mos rëndohen përnjëherë me pagesën e faturave që ujit që janë të akumuluara me vite. Është shumë e rëndësishme, kjo është në dobi të qytetarëve, pagesa e ujit është siguri për furnizimin me ujë. Nuk ka rrugë tjetër! Po nuk e paguam ujin ashtu siç e paguajmë edhe energjinë elektrike qeveria shqiptare do ta ketë të pamundur të kryejë gjithë ato investime të nevojshme për të gjithë ato zona të Shqipërisë të cilat fatkeqësisht akoma nuk kanë një rrjet modern të ujësjellës/kanalizimeve?.
Teksa inspektoi punimet në ujësjellësin e Përmetit, ministri i infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, tha se me këtë investim merr fund problemi 25 vjeçar i furnizimit me ujë.
?Jemi këtu në një nga investimet shumë të rëndësishme të qeverisë shqiptare për Bashkinë e Përmetit që është rrjeti i ri i ujësjellësit, përfshirë dhe këtë depozitë që po punohet këtu. Është një investim që kap një vlerë rreth 5 milion USD, zgjidh përfundimisht çështjen e ujit në Bashkinë e Përmetit duke siguruar ujë 24 orë. I ftoj qytetarët që deri në fund të Janarit, vullnetarisht të bëjnë lidhjen në mënyrë legale me rrjetin e ujësjellësit kudo që ata janë sepse qeveria në Shkurt do të fillojë masat për kontrollet sëbashku me autoritetet vendore. U bëj thirrje të gjitha bashkive që të bëhen pjesë e kësaj reforme të rëndësishme. Qeveria shqiptare do ta marrë këtë risk për të investuar siç po investon edhe në Përmet por që këto investime të bëhen të qëndrueshme duhet që të gjithë qytetarët shqiptarë ta paguajnë ujin.?
Qeveria u ka lënë afat qytetarëve dhe bizneseve deri në datën 1 shkurt që t?i japin fund abuzimit me ujin, në të kundërt do të përballen me ndëshkime të ashpra.