Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijes.
Mësohet se autoritetet shqiptare kanë bllokuar 1.5 kg heroinë. Në pranga ka rënë një 37-vjeçar nga Fieri në lidhje me këtë rast të trafikut ndërkombëtar droge të mbetur në tentativë.
Elton Ferko po udhëtonte me autobus drejt Greqisë, kur gjatë kontrolleve iu gjet lënda narkotike e fshehur në trup dhe në çantën e tij e ndarë në disa pako.