Ora News - Në shkolla do të ketë edhe oficerë sigurie

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në shkollat e vendit tani do të ketë oficerë sigurie për të rritur sa më shumë sigurinë nëpër këto instiotucione arsimore.

Lajmin u bë i ditur gjatë prezantimit të projektit pilot në 15 gjimnazet e Tiranë. Rama shpjegoi rolin që do të kenë këta oficerë sigurie.

Rama: Nëse mësuesit apo administrata në shkollë ndesh me vështirësi të caktuara që lidhen me fenomene të dhunës, të shitjes apo konsumimit të lëndëve narkotike, të mungesës së disiplinës në tërësi është e pamundur që këto shqetësime të adresohen duke përfshirë drejtpërdrejt policinë.

Për këtë arsye do të krijohet figura e oficerit të sigurisë, që nuk është një polic, që nuk vjen në komunitetin e shkollës për të ushtruar kontrolle, që nuk ka asnjë detyrë për të marrë masa, por që i bashkëngjitet trupës mësimore dhe trupës së prindërve si një figurë kujdestari për mbarëvajtjen e bashkëjetëses jashtë klasës dhe në oborrin e shkollës. Është një urë komunikimi qoftë mes nxënësve qoftë mes mësuesve dhe nxënësve, qoftë mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve.Është edhe një urë komunikimi me policinë kur është e nevojshme përfshirja e policisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-shkolla-do-te-kete-edhe-oficere-sigurie

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS