Avni Veizi, vjehrri i Klement Balilit, ka folur për Report Tv pas kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij në Delvinë, për gjetjen e të shumëkërkuarit.
Veizi thotë se kur ka shkuar në shtëpi e ka gjetur banesën të rrethuar nga policia. Sipas tij, blutë kanë shkatërruar dyert dhe dritaret në momentin e bastisjes.
?Më njoftuan se ka ardhur policia në shtëpi. Shkoj dhe e gjej shtëpinë të rrethuar. Nuk kishin as mandat e asgjë. Kanë hyrë në shtëpi, kanë dhunuar banesë, kanë shqyer portat, dritaret e kanë bërë aty një zallamahi të madhe. Kanë shkatërruar shtëpinë.
Në kërkim të Klement Balilit, të dhëndrit tim. Nuk më dhanë asnjë lloj shpjegimi. Kur kam shkuar unë, i gjeta brenda në shtëpi. Si mund të futen pa mandat? Jemi të sëmurë, me tension e me probleme e vijnë e bëjnë këto?, tha Avni Veizi në lidhjen telefonike për Report Tv.