Report TV - Brenda hotelit luksoz të Klement Balilit

Report TV 2018-05-09

Views 0

Policia ka sekuestruar pasuritë e Klement Balilit në Sarandë, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa njihet ndryshe dhe si "Escobari i Ballkanit". Në pronën e Balilit, në resortin turistik "Santa Quaranta", kanë zbarkuar sot dhjetëra forca policie dhe përfaqësues të Prokurorisë, ku kanë sekuestruar hotelin luksoz të Balilit, si dhe prona të tjera të familjes së tij, vetëm një ditë pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Gjykatës për sekuestrimin e pasurisë së Balilit.

Gazetari i Report Tv në Sarandë, raportoi se forca të shumta policie dhe zyrtarët e Prokurorisë janë futur brenda kompleksit "Santa Quaranta" dhe kanë biseduar me familjarët e Balilit për çështjen, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim nga këta të fundit.


Më tej, ai sqaroi se në resort nuk ka pasur asnjë turist në momentin kur kanë hyrë policët, por vetëm familjarët e Balilit dhe një prani të madhe policësh e prokurorësh. Këta të fundit kanë rrethuar resortin e Klement Balilit, i cili do të vihet në sekuestro preventive.

Share This Video


Download

  
Report form