Ora News - Europa na “blindon” kufijtë, rojet kufitare të BE së shpejti në Shqipëri

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në takimin që Komisioneri Europian për Migracionin, Dimitris Avramopulos, pati me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u diskutua për hapat që e përafrojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian. Marrëveshja me Frontex, lufta ndaj krimit të organizuar dhe vettingu në polici ishin disa nga pikat kryesore, që u përmendën në deklaratën për shtyp.

Lufta ndaj krimit të organizuar përmes operacionit ?Forca e Ligjit?, marrëveshja me Frontex për Rojën Bregdetare dhe vettingu në polici ishin disa nga pikat që Komisioneri Europian për Migracionin, Dimitris Avramopulos, diskutoi me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai përmendi përfitimet e Shqipërisë nga marrëveshja për kufijtë, ndërsa shtoi se policia shqiptare është e vendosur ta nxjerrë vendin nga harta e kultivimit e trafikut të kanabisit.

Xhafaj: Rikonfirmova vendosmërinë tonë se po bëjmë gjithçka që është e mundur për të garantuar përfundimisht që Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis.

Kurse komisioneri Avramopulos theksoi edhe rëndësinë e marrëveshjes. Duke përmendur edhe strategjinë për Ballkanin të publikuar javën që shkoi, komisioneri tha se Shqipëria i ka dyert e hapura në BE.

Avramopulos: Tashmë Shqipëria është pjesë e familjes europiane historikisht dhe gjeografikisht dhe tanimë në këtë moment Shqipëria ka në fakt një dritare shumë të rëdësishme dhe historike, madje do të thoja unë një shans historik për ta lidhur historinë e saj dhe të ardhmen me Bashkimin Europian. Ajo që do të bëjë kjo marrëveshje si fillim është se do të lejojë ardhjen nëShqipëri të një ekipi nga Agjencia Euriopiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare. Kjo marrëveshje do të bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të emigracionit të parregullt në interes të përbashkët si të BE ashtu dhe të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/europa-na-blindon-kufijte-rojet-kufitare-te-be-se-shpejti-ne-shqiperi

Share This Video


Download

  
Report form