Ora News - Shqetësimi i pedagogëve: Pas pagave do na marrin godinat, do na çojnë në magazinë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogët kanë zhvilluar një forum në lidhje me shqetësimin në universitete. Përgjegjësi i departamentit të gazetarisë, Mark Marku tha se shqetësimi nuk është mungesa e pagave, por frika se ashtu si artistët edhe pedagogvë mund ti merren godinat.

Mark Marku: Ne kemi disa alternativa mundësia e një greve, mundësia e negociatave dhe ne të krijojmë një grup përfaqëuses në negocim me qeverinë, me kryeministrin, me ministrinë e Arsimit me senatin, rektorin, dekanët dhe bordin e adiministritmi.

Unë do mendoja që bordi i administrimit me këtë situatë që ka krijuar në universitet, po të kishte përgjegjësi duhet të jepte dorëheqjen.

Presioni jonë duhet të jetë i tillë që ata të kuptojnë që ne nuk jemi në shërbim të borditi të administritmit apo të strukturave ndihmëse, ne jemi në shërbim të studentëve

Nuk ka kohë të heshtim, këtë radhë na lanë pa rroga nesër mund të na marrin ambientet e universitetit dhe të na cojnë në ndonjë magazinë që ka ngelur diku andej nga Sauku.

Shumë shpejt mund të kalojmë si Teatri Kombëtar dhe të na gjejnë ndonjë fabrikë ose uzinë dhe të na thonë shkoni bëni mësim aty. Vonesa e pagave ëshë gjëja më pak problematike, është tregues i mosfunksionimit të universitetit, por shqetësimi ynë është bllokimi që i është bërë universitetit nga strukturat menaxhuese, nga qeveria dhe presioni që bëhet pa pushim mbi trupën akademike për ti poshtëruar ata dhe për ti trajtuar si hallexhinj të rangut të fundit.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/shqetesimi-i-pedagogeve-marku-pas-pagave-do-na-marrin-edhe-godinat

Share This Video


Download

  
Report form