Ora News - Pronat mbeten shqetësimi më i madh i shqiptarëve në 2017

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqetësimi më i madh i publikut gjatë 2017 në çështje të qeverisjes lidhet me privatizimet dhe pronat. Duke ndjekur në këtë mënyrë trendin e dëmit të konstatuar nga auditet e Kontrollit të Lartë të Shtetit ku rezulton se sektori i shit-blerjes së pasurive shtetërore ka një dëm prej rreth 7 miliardë lekësh e ndjekur nga tatimet, doganat dhe më pas prokurimet publike.

Shitblerja apo dhënia me qira e pasurive shtetërore është sektori që mban rekordin në dëmin ekonomik përgjatë 2017.

Sipas auditimit të KLSH-së shuma e abuzimeve në këtë sektor vlerësohet rreth 7 miliardë lekë.

Kjo e dhënë pasqyron njëkohësisht edhe shqetësimin më të madh të publikut në lidhje me çështje të qeverisjes.

48% e ankesave drejtuar KLSH-së për qeverisjen lidhen pikërisht me çështjen e privatizimit dhe kthimit të pronës.

Nga auditimet ka dalë në pah se njësitë e qeverisjes vendore rezultojnë me më shumë shkelje në trajtimin e pronës.

Pas këtij sektori renditen doganat të cilat konstatohet se kanë një dëm ekonomik prej 1.9 miliardë lekë e ndjekur nga prokurimet publike me rreth 1.5 miliardë lekë.

Sektori i tatim-taksave rezulton me një dëm prej 370 milionë lekë për t?u pasuar nga shpenzimet operative me 251 milionë lekë.

Nisur nga kjo dhe në bazë të shkeljeve të konstatuara KLSH ka adresuar rekomandime për masa disiplinore dhe administrative.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pronat-mbeten-shqetesimi-me-i-madh-i-shqiptareve-ne-2017

Share This Video


Download

  
Report form