Shqiperia, 7 mijë raste te reja ne vit me kancer

RTV KLAN 2018-05-11

Views 2

Sëmundjet tumorale po fitojnë gjithmonë e më shumë terren në popullsinë shqiptare. Mjekët pohojnë se rastet e reja po vijnë në rritje progresive çdo vit.

Orges Spahiu: "Kemi mbi 7 mijë raste të reja, kemi rritje mesatare rreth 12% çdo vit dhe në 5 vjet rritja është 60%".

Alarmi më i madh vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila paralajmëron epidemi globale.

"Pritet që në dy dekadat e fundit, numri i të diagnostikuarve me kancer të rritet rreth 70%".

Sa i takon Shqipërisë, shpesh rastet përfundojnë në fatalitet për shkak të kapjes së sëmundjes në faza të avancura.

"Rreth 70%-80% e tyre vijnë në stadet e treta dhe të katërta të sëmundjes. Kjo bën që shansi i tyre të jetë i pakët në kurim".

Parandalimi dhe kapja në kohë e sëmundjes mbetet vendimtare në shërim dhe zgjatjen e jetës.

"Është instaluar inceneratori i dytë linear, i cili rrit cilësinë në trajtimin e pacientëve me kancer si dhe rrit probabilitetin dhe mbijetesën e tyre".

Ekspertët e shëndetësisë botërore janë të mendimit se 1/3 e sëmundjeve tumorale mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme.

Share This Video


Download

  
Report form