Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën botërore të diabetit, mjekët ngritën si shqetësim rritjen e numrit të personave të prekur nga sëmëndja e sheqerit. Çdo vit diganostikohen 3-4 mijë raste të reja dhe sipas endrokrinologëve tipi i diabetit që prek të rritur po përhapet në mënyrë alarmante tek fëmijët.
Në Shqipëri, çdo vit diagnostikohen të prekur nga diabeti 3000-4000 persona duke e çuar në total numrin e pacientëvë në 75.000. Nga ky numër 1500 janë fëmijë dhe të rinjë deri në moshën 35 vjeç. Në ditën botërore të diabetit, mjekët endrokrinolog ngritën si shqetësim përhapjen e sëmundjes së sheqerit të tipit B edhe tek fëmijët.
Sulejman Budo: Kur unë kam qenë student nuk më është thënë në mësim ekzistenca e diabetit tip 2, diabetit të të rriturve në moshën e fëmijerisë. Pra sot kemi edhe fëmijë që i kemi me diabet të pleqëve.
Mjeku Sulejman Budo, me një eksperiencë 50 vjeçare në profesionin e tij, tha se shkaqet lidhen me faktorin gjenetik, mënyrën e jetesës dhe obezitetin i cili shihet dukshëm tek fëmijët e vegjël.
Sulejman Budo: Ne kemi ndryshuar diçka në stilin e jetës, kemi prishur stilin e jetës, e kemi prishur qoftë nga ushqyerja jo e shëndetshme, qoftë edhe mungesa e aktivitetit fizik, që për mua është ndër më kryesorët. Aktiviteti fizik është një nga mjekimet bazë të diabetit. Prandaj dhe diabeti në moshën e fëmijërisë jo vetëm po zbulohet, por edhe po shtohet nga dita në ditë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/diabeti-cdo-vit-3-4-mije-raste-te-reja-ne-shqiperi/