Ora News - Bimët mjekësore në Malësi të Madhe, 15 mijë ton prodhim për 2017

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me 15 mijë ton prodhim vetëm për vitin 2017, malësia e madhe mban vendin e parë në Shqipëri për kultivimin e bimëve mjekësore.

Agim Rama, Shef i Zyrës së Bujqësisë, Malësie e Madhe: Kemi prodhuar rreth 5 mijë tonë të thata dhe rreth 10 mijë ton bimë të njoma.

Disa qindra familje të zonës e kanë shndërruar kultivimin e sherbelës, rozmarinës, livandës apo timusit në një biznes që u siguron të ardhura të kënaqshme. Ndërsa tre apo katërfishimi i prodhimit ka bërë që eksportet mbërrijnë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama: Në vitin 2010, kanë qenë 660 hektarë, ndërsa në 2017 janë 4 50 ha të mbjella me bimë aromatike ku vendin e parë e zë sherbela.

Por mungesa e subvencioneve dhe ndryshimet e shpeshta të skemës janë shqetësimi kryesor për fermerët e Malësisë. ata tashmë presin një skemë të re të posaçme vetem për ata që kultivojnë bimët aromatike

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bimet-mjekesore-ne-malesi-te-madhe-15-mije-ton-prodhim-2017

Share This Video


Download

  
Report form