Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Detaje të reja kanë dalë nga heroina e cila u kap në Kapshticë nga policia greke.
Autoritetet helenë thonë se ka prova të forta që droga i përket shoferit të autobusit Ilir Rustemi. Në banesën e 54-vjeçarit që u arrestua policia e Korcës ka gjetur rreth 400 gram kanabis.
Policia greke ka lënë të lirë shoferin e dyte të autobusit dhe një person, të cilët u arrestuan bashkë me shoferin 54 vjeçar.
Heroina e sekuestruar rreth 3 javë më parë solli furtunë shkarkimesh në rradhët e policisë kufitarë të Kapshticës, si dhe shefit të hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Edmond Çela.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/detaje-te-reja-nga-heroina-ne-kapshtice-prova-se-droga-i-perkiste-shoferit-te-autobusit