Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shefi i Hetimit te Krimit në drejtorinë e Kufirit në Korçë, Edmond Çela bashkë me 5 oficerë të tjerë janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen për 2 kilogramët e heroinës të sekuestruar të premten në Kapshticë.
Droga u sekuestrua nga policia greke në një autobus të linjës Shqiperi- Greqindërsa ndërsa hetimet kanë zbardhur edhe emrin e shoferit te autobusit ku u zbulua 2 kg heroinë. Ilir Rustemi 54 vjeç nga Korça, u arrestua të premten nga policia greke, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lendeve narkotike.
Droga e sekuestruar në autobusin me targa AA390NY rezulton në pronësi të drejtuesit të lartë të policisë. Pala shqiptare kishte dyshime për lëndën narkotike, por nuk arriti ta gjejë, ndaj është kërkuar rikontroll nga pala greke me aparatura më speciale.
Për këtë arësye veç shefit të hetimit të krimeve janë pezulluar edhe efektivat me iniciale S.P, me detyrë përgjegjës turni, B.S ; D.N ; M.M; të tre trup shërbimi në PKK Kapshticë dhe K.A, trup shërbimi në Sektorin e Hetimit në ktë pikë kufitare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/heroina-e-sekuestruar-ne-kapshtice-pezullohet-nga-detyra-shefi-i-policise