http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problemi i mungesës se mjekeve specialiste ne shume spitale rajonale tashme ka nisur te zgjidhet me ane te sistemit te patronazhimit. Mjeke nga spitali Universitar ?Shefqet Ndroqi? i Tiranës kryejnë ndërhyrje kirurgjikale te cilat me pare nuk bëheshin ne Kukës. Gjate nje inspektimi ne ketë spital, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar dhe nga ministrja e shendetesise siguroi pacientet se ky proces do te zgjas deri ne vitin 2019.
?Tani do vije Tirana këtu dhe do shkoje Tirana ne te gjitha spitalet ku ka nevoje per mjeke specialiste, sepse deri ne janar 2019 na duhet te bejme kete gje. Pastaj do vijnë mjeket specialiste qe do jene full time çdo dite.?
Sistemi i patronazhimit parashikon edhe dhënien e bonusit mjekeve te cilet vendosin te shërbejnë ne spitalet rajonale.
?Sapo kryem nje operacion. Shkoi me sukses. Une erdha ne kuadër te thirrjes qe beri ministrja e Shendetesise. E kisha dhe per detyre humanitare, sigurisht, jam mjek dhe do te përgjigjem,? u shpreh Dr. Novruz Bare.
?Ne fakt, ishte e vetmja mënyre. Ne e thame qe ne fillim, se per te gjithë rastet kur mjeke specialiste te nivelit tuaj do pranojnë te shkojnë ne spitale te tjera ku s?ka mjeke specialiste, ne do japim nje bonus, plus rrogës, qe te marrin aq sa marrin kur shkojnë diten e pare ne Gjermani e Itali, po qe se kane fatin te gjejne pune. Kështu qe kjo po funksionon. Ndërkohe, edhe patronazhimi po funksionon, sepse po ulet jashtëzakonisht fluksi i njerëzve qe duhet te vijne ne Tirane, sepse do i marrin shërbimet tani neper spitalet rajonale.?
Kryeministri inspektoi edhe ujësjellësin e ri ne Orgjost te Kukësit qe ka zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimin me uje për afro 1 mije banore.
Mbështetja ne bujqësi dhe blegtori ishte kryefjala e bashkëbisedimit qe kryeministri Edi Rama se bashku me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi zhvilluan me fermerët ne Kukës.
?Po te shikojmë zhvillimet ne fshat te vendeve qe jane përpara nesh, po te kthemi ne kohe, jo te shkojme ne nje kohe shume te largët, por ne vitin ?91 ne Itali. Italia kishte 1/3 e ketyre qe ka dhe kishte probleme te nje niveli tjeter, por përsëri kishte probleme. Ajo qe ndodhi eshte qe i dhanë nje mbështetje te madhe dhe agroturizmi sot eshte nje burim i madh te ardhurash ne fshat. Nese ti ke nje situate gjeografike te vështire, ke mundesi te kufizuara per te zhvilluar bujqësinë apo blegtorinë, por ke ne ate situate nje përralle natyre e ndërton aty nje bujtine, me disa dhoma fjetjeje, nje ferme te vogel, nje restorant gjysme familjar, ti ke mundesi te kesh gjithë vitin pune. Pra e kthen pozicionin tend ne nje pozicion strategjik si nje strukture mikpritjeje?
Ndersa kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu kërkoi nga te gjithe fermerët qe te shfrytëzojnë ne maksimum kapacitetet qe ka Kukesi. Por sipas tij duhet organizim dhe bashkëpunim ne mën...