Përfundon rehabilitimi i plotë i varrezave të Sharrës dhe i rrugëve hyrëse e dalëse.
Baltë në dimër e pluhur në verë, kaos makinash, ndërtime pa leje e ambulantë që shisnin ku të mundnin.
Kjo ishte panorama që ofronin varrezat e Sharrës deri para pak muajsh. Tanimë, falë investimit të Bashkisë së Tiranës, ato janë shndërruar në një vend dinjitoz prehjeje për ata që nuk jetojnë më, por edhe për njerëzit që vizitojnë të afërmit e tyre.
Përveç rikonstruksionit të tre rrugëve kryesore, që i vijnë në ndihmë banorëve të zonës, Bashkia e Tiranës rehabilitoi edhe mjediset e brendshme të varrezave, si dhe ka bërë numërtimin e tyre.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se pas rehabilitimit të varrezave të Tufinës, ky është një tjetër premtim i mbajtur. ?Premtuam se në gjysmën e parë të mandatit do të bënim varrezat e Tufinës dhe në gjysmën e dytë ato të Sharrës.