Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Varrezat e Sharrës po shndërrohen dita-ditës në një vend dinjitoz prehje për ata që nuk jetojnë më, por edhe për njerëzit që vizitojnë të afërmit e tyre. Bashkia e Tiranës po punon me ritme të shpejta për të përfunduar projektin e rehabilitimit të plotë të varrezave të Sharrës, si dhe të gjithë infrastrukturës urbane të zonës, duke i dhënë një hyrje tjetër dinjitoze Tiranës nga Kombinati.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet dhe u shpreh i kënaqur për ecurinë e deritanishme të zbatimit të projektit, ndërsa theksoi faktin se ky është investimi i dytë i madh që bëhet në varrezat publike, i cili që shoqërohet edhe me një sistemim të plotë të infrastrukturës urbane, nga ku përfitojnë afro 6 mijë banorë të zonës. ?Investimi i parë ka qenë në varrezat e Tufinës, sot është një ambient shumë më dinjitoz. Investimi i dytë është ky i varrezave të Sharrës, ku secili prej nesh, përfshi edhe mua, kemi të afërmit tanë?, tha Veliaj.
Ai theksoi se një pjesë e rëndësishme e projektit të rehabilitimit të varrezave të Sharrës prek edhe segmentin kryesor rrugor nga Kombinati deri në Sharrë, si dhe rrugëve të tjera lidhëse, të cilat do t?i shërbejnë si atyre që duan të vizitojnë varrezat, ashtu edhe banorëve të zonës që ndjekin rrugën e vjetër të Ndroqit për të shkuar në Durrës. ?Po punojmë për pjesën e varrezave, ndërkohë edhe dy akset kryesore, rruga nga Ndroqi-Tiranë, segmenti Vaqarr-Kombinat, është thuajse në përfundim, po ashtu edhe Rr. ?Lek Zaharija? që lidh një pjesë të madhe të zonave rurale, përreth Kombinatit për 6 mijë banorë. Për herë të parë në këtë zonë po investojmë si duhet, me kanalizime, ndriçim, trotuare etj?, u shprej Veliaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vijon-projekti-per-rehabilitimin-e-varrezave-te-sharres/