Ishte nga ato dashuritë që çdo vajzë ëndërron. Rastësisht në vendin dhe kohën e duhur, kështu nisi historia e dashurisë mes Andrrës dhe Sinan Hoxhës. Ata janë njohur në një qendër tregtare në Dortmund, pikërisht në një kafene. Më pas në vitin 2015 në një ndërtesë luksoze në Hamburg çifti shpalli fejesën. Këngëtari dhe modelja nga Kumanova janë takuar rregullisht thuajse çdo javë në kryeqytetin francez, por historia e tyre ishte mbajtur larg vëmendjes së publikut.
Në mbrëmjen e 27 gushtit ata i thanë po njëri-tjetrit dhe dasma e tyre pushtoi mediat jo vetëm për shkak të bukurisë së nuses, por edhe mënyrës tradicionale se si u bë dasma.
Sot, çifti Hoxha ishte në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfyen edhe një herë historinë e tyre të dashurisë dhe emocionet që kanë përjetuar.
Per me shume klikoni mbi linkun:
http://tvklan.al/video-sinan-hoxha-tregon-kushtin-e-andrres-para-se-ta-merrte-ne-shtepi-me-ka-lodhur-shume/
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN