http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për opozitën mbrëmjen e se enjtes nuk është kryer asnjë votim për anëtarët e Këshillit te Larte gjyqësor e Këshillit te Larte te Prokurorisë. Nënkryetari i grupit parlament demokrat Oerd Bylykbashi ka sqaruar se ne salle duhet te ishin prezent jo 73 por 94 deputete pasi me kaq vota miratohet lista e anëtarëve për këto dy institucione. Për te mbështetur këtë argument Bylykbashi i është referuar nenit 78 te Kushtetutës i cili sanksionon se ?Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar?.
Për rrjedhoje lista e djeshme është Nul, procesi i djeshëm është Nul dhe nuk ka asnjë emërim automatik.
Por pavarësisht këtij konstatimi PD duket se nuk do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Ju e dini se Gjykata Kushtetuese është bllokuar qëllimisht përgjatë dy viteve të fundit nga mazhoranca, vetëm e vetëm që të mos merrej vendim me pesë vota
Por kjo nuk është e vetmja shkelje qe konstaton PD ne procesin e zgjedhjes se anëtarëve për Këshillin e Larte Gjyqësor dhe te Prokurorisë. Bylykbashi ka theksuar se procesi i përzgjedhjes është kryer ne kundërshtim me Kushtetutën, kandidatet nuk plotësojnë kriteret ligjore, e për me tepër ka dhe njerëz qe kane qene pjese e gjyqeve politike te regjimit komunist.
Fatmira Luli, gjyqtare në periudhën e komunizmit. Ka dënuar me dënime politike deri para rënies së komunizmit dhe një nga vendimet e fundit është një dënim i datës 20 prill 1991 të një qytetari të Tiranës vetëm pse ka marrë pjesë në protestën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991.
Ne raport me qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu për zgjedhjen e anëtareve te KLGJ e KLP, Bylykbashi ka theksuar se nuk ka frike nga reforma ne drejtësi.
Unë e kam orën më të lirë sesa makina e kryeministrit dhe për rrjedhojë si unë shumica e kolegëve të mi në Partinë Demokratike nuk kemi frikë nga reforma në drejtësi. këtu jemi, reforma në drejtësi të bëjë punën e saj. Ata që duhet të kenë frikë janë ministrat si Saimir Tahiri, ministra të tjerë të korruptuar, kryetarë bashkish dhe Edi Rama që i mban ata.
Debati për kuorumin nuk është i ri ne skenën politike pasi ai është ngritur sa here kemi zgjedhur kreun e shtetit. Ne vitin 2007 dhe ne vitin 2012 është debatuar gjate ne lidhje me numrin nevojshëm te deputeteve qe duhet te jene ne sallën e parlamentit ne 3 raundet e para te votimit kur presidenti miratohet me 84 vota. Asokohe socialistet mendonin se duhet te ishin te pranishëm 84 deputete, ndërsa demokratet te kundërtën. Po a ka ndryshuar qëndrim PD ne raport me këtë çështje?
Nuk duhet ngatërruar Presidenti me këtë dispozitë që është zbatuar dje nga Parlamenti. Presidenti ka një rregullim specifik që quan të kryera votimet kur nuk ka kandidatë dhe kjo është situata që ka ndodhur...