http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita ne Kosove e presidentit austriak Hainz Fischer dhe nënshkrimi i Marrëveshjes se Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian duket se kane c?tensionuar disi situatën e renduar politike ne Kosove. Partitë opozitare njoftuan se do te jene te pranishme ne sallën e kuvendit mëngjesin e se enjtes, kur ligjvënësve do t?u drejtohet me nje fjalim kreu i shtetit austriak dhe ditën e hëne, kur parlamenti do te ratifikoje MSA-ne. Megjithatë, opozita e ka bere te qarte se nuk tërhiqet nga qëndrimi per dy marrëveshjet per bashkësinë e komunave serbe dhe caktimin e kufirit me Malin e Zi. Ne njoftimin per mediat Vetëvendosja, AAK dhe Nisma theksuan se nuk kane asnjë kundërshtim per fjalimin e presidentit austriak, qe e vlerësojnë si nder per parlamentin. Ndonëse shprehin rezerva per MSA-ne veçanërisht per faktin se ajo nuk e trajton Kosovën si shtet, tre partitë sigurojnë se nuk do ta bllokoje procesin e votimit per ratifikimin dhe se marrëveshja eshte nje hap ne raportet kontraktuake me BE. Opozita paralajmëron qe shumica te mos përfitoje, duke futur çështje te tjera ne rendin e ditës ne seancën e se hënës, pasi ne nje situate te tille përgjegjësia do te ishte e qeverise. Ndërkaq, pas dështimit te përpjekjeve per nje takim te përbashkët te spektrit politik per zgjidhjen e krizës, presidentja Jahjaga deklaroi se do ta dërgoje në Gjykatën Kushtetuese Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe. Gjate takimit qe pati me te presidenti austriak Fischer sugjeroi, se nëse ka probleme, ato duhet te zgjidhen mbi bazën e negociatave.