Kuvendi i Kosovës sërish me gaz lotsjellës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi i Kosovës mban punimet me ndërprerje të herëpashershme të tij nga përdorimi i gazit lotsjellës nga ana e deputeteve opozitare. Pak minuta pas nisjes së seancës nga kryeparlamentari Veseli, deputetët opozitarë protestuan, duke përplasur duart ne kor mbi tavoline. Me pas deputeti i Vetëvendosjes, Salih Saliu, hodhi dy here gazin në Kuvend, duke sjellë pezullimin e seancës për disa minuta. Me rifillimin e punimeve, opozita përdori dhe ujë e lazera per te bllokuar seancën. Ndërsa deputeti i vetëvendosjes Ismail Kurteshi, deklaroi nga foltorja se në Kosovë nuk do të ketë situatë normale përsa kohë që qeverinë ta drejtoje shkelësi i kushtetutës Isa Mustafa. Pas kësaj situate ne nje lëvizje te fundit deputetet e Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës shpallen bojkotin e parlamentit me argumentin se ky institucion nuk po mbron kushtetutën përballe shkeljeve nga qeveria. I menjëhershëm ka qene reagimi i Mustafes, i cili tha se per paktin me Serbinë ka folur Gjykata Kushtetuese dhe se kjo kauze e opozitës nuk qëndron. Ndërkohë jashtë ambienteve te kuvendit janë parë forca të shumta të sigurisë. Ata kanë ushtruar kontrolle të rrepta për deputetet përpara se këta të fundit të futeshin në parlament.

Share This Video


Download

  
Report form