Report TV - Analiza vjetore në prokuroritë e rretheve, Arta Marku sot në Fier

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku vijon analizën në prokuroritë e rretheve për analizën vjetore. Sot ajo ka vizituar Prokurorinë e Fierit ku ka përcjellë mesazhe të forta kundër shkelësve të ligjit, më konkretisht ndaj kompanive të naftës dhe gazit që kryejnë evazion fiskal.

Deklarata e Arta Markut:
"Prokuroria është organ i ushtrimit të ndjekjes penale dhe duhet të referojë vetëm vepra penale dhe jo çdo ngjarje që konstatohet se është në kundërshtim me ligjin.
Rrethi i Fierit është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit. Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cenojnë legjislacionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.

Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.

Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqendruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore. Ka një rritje të veprës penale të ?futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg". Është konstatuar një frenim i referimeve dhe i hetimeve të veprave penale në fushën e korrupsionit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS