Ora News - Meta i kërkon Pavlopulos të ruajë qetësinë: Qëndrimet e tij, jo në sintoni me Kotzias

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të tij grek, i cili konsideron të pakuptimtë shtrimin e çështjes çame nga Shqipëria në kohën kur kërkohet perspektiva evropiane.

Në një intervistë për "Albanian Daily News" Meta thotë se qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive.

Meta: Dua të nënvizoj se këto deklarata nuk janë në sintoni me mesazhet dhe angazhimet publike të kohëve të fundit të Ministrave të Jashtëm Bushati dhe Kotzias për të çliruar energji të reja pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke trajtuar me vetëpërmbajtje dhe konstruktivitet pengesa të së kaluarës.

Spektri i bashkëpunimit midis dy vendeve është i gjithanshëm dhe me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për vendet tona por mbi të gjitha për popujt dhe njerëzit tanë.

Natyrisht mund të ketë edhe çështje të caktuara për të cilat mund të ndajmë qëndrime të ndryshme por kjo nuk do të thotë të humbasim qetësinë në komunikimin me njëri-tjetrin dhe as, për këtë, arsye të cenojmë, bashkëpunimin e gjithanshme dhe jetik për të dy vendet dhe popujt tanë.

Partneriteti nuk është thjesht një koncept dhe një dokument por ne radhë të parë është një mënyrë komunikimi bazuar edhe në respektin reciprok.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-i-kerkon-pavlopulos-te-ruaje-qetesine-qendrimet-e-ti-jo-ne-sintoni-me-kotzias

Share This Video


Download

  
Report form