Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kreu i LSI, Ilir Meta nga qyteti i Fierit ku mbylli fushatën elektorale ka bërë thirrje për të votuar numrin 1.
Meta ka sulmuar kryeministrin Rama, duke e akuzuar atë se punon vetëm për një grup të vogël njerëzish.
Ilir Meta tha se Rama po kërkon ndihëm e Partisë Demokratike për të marrë pushtetin.
Meta: Asnjëherë ky shesh nuk ka qenë kaq i kuq dhe shumë shpresë. Kjo ndodh se këtu nuk janë të bashkuar vetëm anëtarët dhe votuesit e LSI, por këtu janë shumë më tepër janë gjithë qytetarët e ndershëm të Fierit dhe socialistët që u mashtruan nga mavia. Janë ata që e kuptojnë se mavia punon për oligarklinë dhe për xhepat e saj. Janë të gjithë ata që nuk e pranojnë dhunën ndaj qytetarëve të Fierit, presionin për të mos votuar për atë alternativë që ata duan. Janë ata të cilëve dhuna ndaj një 18 vjeçari në Zharrës i cili u godit pabesisht nga kreu i mavisë atje, në bazë të një platforme nga kreu i mavisë Tiranë dhe nga i nënti në listë këtu.
Mavia e tmerruar nga braktisja popullore për shkak të mashtrimeve dhe premtimeve të pambajtura dhe të pabesisë së pandreqshme. Besoj se e dëgjuat që dje i bëri thirrje PD për ta ndihmuar.
Të dashur motra dhe vëllezër të Fierit ata që deri para ca kohësh thoshin mos voton LSI se do shkojë me PD tani thotë PD aman na shpëto.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-sulmon-ramen-jo-vetem-mavi-por-edhe-mavri-po-kerkon-ndihmen-e-pd/