Epidemi gripi në Shqipëri, Harxhi për Report Tv: 100 raste çdo ditë në QSUT

Report TV 2018-05-11

Views 0

Rreth 100 pacientë shkojnë çdo ditë pranë urgjencës së infektivit në QSUT për të marrë ndihmën mjekësore. Shefi i Departamentit të Infeksioneve, Prof. Arjan Harxhi, në një intervistë për REPORT TV, tregon se tanimë jemi në një epidemi gripale, por shton se pacientët duhet të zgjedhin së pari qendrën shëndetësore për vizitën dhe jo urgjencën.

?Duke parë numrin e rasteve të paraqitura te shërbimi i sëmundjeve infektive në QSUT, ku paraqiten rastet e të rriturve, një numër që shkon nga 80, te 100 apo 120 raste mendojmë se jemi në sezonin e një gripi sezonal apo të një epidemie të përgjithshme të një gripi sezonal.
Do ishte mirë që rastet që paraqiten pranë urgjencës të jenë të filtruara. Një pjesë e tyre mund të menaxhohen pranë ambulancave. Masat që duhen marrë janë etika e kollës, e teshtitjes, larja e duarve, higjena e mire, që mund ta bëjnë gripin me sa më pak komplikacione?, është shprehur Harxhi.

Share This Video


Download

  
Report form