Higjena e lartë na mbron të gjithëve nga sëmundjet infektive. Ky është apeli që bën mjeku infeksionist Gent Stroni. Në një intervistë për Report TV mjeku Stroni thotë se rastet e paraqitura në QSUT me probleme të helmimit apo të tubit tretës sa vijnë dhe shtohen, teksa thekson se mos ruajtja e duhur e ushqimeve jep infeksione.
Ne kemi çdo ditë 70-80 raste me gastrointerint. Çfarë do të thotë kjo?! Që kemi probleme të tubit tretës që mund të jetë të pjesës së sipërme dhe që pacienti paraqitet me të vjella, por që kjo mund të vijë prej ushqimeve joadekuate
Mjeku Gent Stroni
Lidhur me këtë situatë mjeku Stroni iu bën thirrje punonjësve të fast food-ve që të jenë shumë të kujdesshëm me higjenën gjatë përgatitjes së ushqimeve për qytetarët.
Ata që punojnë në fast food duhet të jenë shumë herë më të kujdesshëm në lidhje me shërbimet që ofrojnë sepse çdo gjë ka të bëjë me higjenën, qoftë edhe nga duart jo të pastra të personit që bën mbledhjen e tyre, sigurisht që ekziston mundësia që të japin bashkë me ushqimin dhe disa mikroorganizma që mund të kthehet në probleme për jetën apo për shëndetin e pacientit ose personit që po i shërbejnë.
Mjeku Gent Stroni