Edhe pse pati shtrëngim duarsh si dhe një konsumim kafeje, duke krijuar idenë se gjithçka në këtë Asamble zgjedhore të FSHF do jetë Fair-play, në fakt ka rezultuar e kundërta. Armand Duka ka sulmuar rivalin e tij për President të FSHF, Bashkim Fino - duke i kërkuar delegatëve që të mos e mbështesin.
Sipas tij, Fino është tifoz i një klubi futbolli dhe do rezultojë eksperiment nëse zgjidhet drejtues i FSHF-së. ?Gjendem para jush dhe nuk e fsheh, plot emocion, për momentet historike që kemi kaluar bashkë, për ato momente të bukura dhe të vështira, por asnjëherë i vetëkënaqur, sepse jam i vetëdijshëm që mund të bëjmë më shumë. Ne e dimë mjaft mirë që si ata që na duartrokasin, edhe ata që na kritikojnë, futbolli i këtyre viteve ka qenë nga të paktat arritje që i ka bërë shqiptarët të thonë ?o sa mirë me qen shqiptar??, tha Duka.