Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Evropian shpalosi Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që ripërcakton nga njëra anë detyrimet kryesore që vetë vendet e rajonit duhet të përmbushin, me përqendrim të veçantë në Shtetin ligjor dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe mes tyre, ndërsa nga ana tjetër, flet për një angazhim në rritje të vetë Bashkimit Evropian për t'i mbështetur më shumë këto vende në rrugëtimin e tyre.
Në dokumentin e publikuar sot u tha ritmi i përparimit drejt Bashkimit Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë mbështetet në meritat dhe shpejtësinë e përparimit të tyre.
Strategjia shpjegon hapat që duhet të hedhin Mali i Zi dhe Serbia për të përmbushur procesin e anëtarësimit deri më 2025, ndërsa vendet tjera mund të synojnë atë afat. Mali i Zi dhe Serbia janë të vetmet vende që tashmë janë të përfshira në negociatat për anëtarësim. Perspektiva e tyre varet nga vullneti i fuqishëm politik, reformat e vërteta dhe të qëndrueshme, si dhe zgjidhjet përfundimtare të konflikteve me fqinjët.
Shqipëria dhe Maqedonia, thuhet në dokument, po shënojnë përparime të dukshme në rrugën e tyre evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë propozimet për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Komisioni do të fillojë të përgatisë opinionin për aplikimin e Bosnjës për anëtarësim sapo të marrë pyetësorin e mbushur prej saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ke-prezanton-sot-strategjine-e-re-te-be-zgjerimin-pritshmerite-ballkanin