Integrimi në Bashkimin Evropian, është prioritet kryesor i Qeverisë së Maqedonisë dhe partive politike në vend. Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi, në ditën e Evropës takoi sot ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe ish zv/kryeministrat për evrointegrime. Besimi tha se takimi me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së është në funksion të bisedimeve për perspektivën e vendit për anëtarësim në BE dhe për këmbimin e mendimeve në këtë temë, duke përfshirë edhe avancimin e Maqedonisë në reformat e raportit të ardhshëm nga Komisioni Evropian.
"Kjo është një interes strategjik i vendit dhe do të shfrytëzojmë momentin që të bisedojmë me ambasadorët këmbimin përvojave për integrim në BE dhe do të bisedojmë për vlerat evropiane ajo që është me rëndësi për të ardhmen e vendit duke njoftuar edhe për reformat por edhe për raportin i cili do të vije për Maqedoninë në Qershor dhe pastaj në të ardhmen për procesin e integrimit të Maqedonisë në BE", deklaroi Fatmir Besimi, zv/ kryeministër për çështjet të euro-integrimeve.
Njëri nga zv/kryeministrat, Jane Milovski, tha se secili prej tyre mund të transmetojë një pjesë të përvojës personale në lidhje me procesin eurintegrues.
"Maqedonia është shumë e vogël që të heqë dorë nga njohuria e atyre që paraprakisht kanë qenë të kyçur në ndonjë proces. Është për tu habitur, se nëse ke qenë nga njëri grup, nuk mund ti tregosh diçka grupit tjetër, fakt ky që sipas meje është jonormal se fundja çdo njëri prej nesh është qytetar i këtij shteti dhe çdonjëri në mënyrën e tij do të dëshironte të ndihmojë", tha Jani Milovski, ish zv/ kryeministër për çështjet të euro-integrimeve.
Besimi dhe ish zv/ kryeministrat tjerë arritën sot marrëveshje për formimin e një Këshilli të zv/ kryeministrave për eurointegrime si trup joformal i cili do takohet në Ditën e Evropës. Valmir Kuçi